Zonja e Parë e SHBA-ve Melania Trump ka një mike të besueshme në New York dhe ajo është motra e saj më e madhe. Ines Knauss, 48 vjeçare jeton në një apartament me një dhomë në vlerën e dy milionë dollarëve në ndërtesën e Park Avenue në pronësi të Trump Organization. “Ato janë shumë të afërta”, ka thënë Audrey Gruss. Derisa Presidenti është në Washington, Melania e ka motrën që të mos ndihet shumë e vetmuar. Të dyja Ines dhe Melania lanë Slloveninë për të nis karrierën në Milano në fillim të viteve ’90. Derisa Melania punoi si modele, Ines tentoi të arrinte diçka si dizenjatore.