Të dhëna të reja janë zbuluar rreth zhdukjes së një gruaje në vitin 1999. Margaret Fleming për herë të fundit është parë nga dy personat që kujdeseshin për të. Në kohën kur ajo u zhduk Eddie Carirney dhe Arvil Jones nuk folën për zhdukjen e dyshimtë, transmeton gazeta express. Policia ka frikë se Margaret mund t’i ketë ndodhur diçka shumë e keqe. Edhe pse nuk kanë lënë cep të vilës ku jetonte gruaja nuk kanë mundur të zbulojnë asnjë gjë. E me sa duket zhdukja e saj do të vazhdojë të mbetet një mister sepse dy personat që e kanë parë për herë të fundit thonë se nuk dinë gjë. Ata janë shprehur:
Kur shkuam në shtëpi nuk e gjetëm nuk e dimë se ku ka shkuar. Zhdukja e Margaret vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdhenj ende të pazbuluar.
Ndërsa një oficer policie ka thënë:
Nuk ka asnjë gjurmë të sajën. Ndonjëherë kam një hije dyshime se e kanë ngrënë të gjallë.