Një fermer ka vdekur, pasi një derr e kafshoi në tre gishtat e dorës si dhe organet gjenitale. Miguel Anaya Pablo, 60 -vjeç, ishte i dehur dhe filloi të ngacmonte derrin duke mos e ditur se çfarë e priste. Fermeri nga San Lucas Ojitlan, Meksikë nuk ka qenë i vetëdijshëm, pasi kishte konsumuar shumë alkool, gjatë kohës që nisi të ngacmonte derrin, por ky i fundit u bë agresiv dhe e kafshoi disa herë. Edhe pse 60-vjeçari u transportua në spital, mjekët nuk mundën dot ta shpëtonin atë pasi, infektimet bakteriale të shkaktuara nga kafshimet e derrit ishin të pashërueshme. Pablo vdiq disa orë më vonë në spital.