E ka humbur jetën një qytetare nga Shtipi, pozitive në Kovid 19

24

Shtip, 7 prill – Një grua 80 vjeçare nga Shtipi, e ka humbur jetën në Klinikën për Sëmundje infektive në Shkup, e cila ishte pozitive në Kovid 19. Këtë informacion për MIA-n e konfirmuan kompetentët nga Qendra për shëndet publik dhe Komuna e Shtipit, raporton Koha.mk

Gruaja e cila disa ditë është mjekuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, pas çka e ka ka humbur betejën me koronavirusin, së pari është hospitalizuar në Repartin infektiv në Spitalin klinik të Shtipit.

MIA tani më informoi se gruaja 80-vjeçare është pranuar me diagnozë bronohopneumoni, janë bërë dy teste të cilat treguan se janë negative, por i treti tregoi rezultate pozitive në Kovid-19. Pas rastit të tij, 14 persona mjekësorë nga Reparti infektiv i rajonit të Shtipit janë vendosur në vetizolim, gjegjësish tani më katër ditë me radhë janë izoluar dy mjekë, dymbëdhjetë infermierë.

Drejtori i Spitalit klinik Shtip, Alen Gjeorgjiev informoi se për momentin në Repartin infektiv mjekohen pesë pacientë pozitivë të Kovid-19, nga të cilët dy janë nga Shtipi, ndërsa tre nga rajoni i Koçanit dhe kanë katër pacientë të cilët janë me simptoma të dyshimtë të koronavirusit dhe për ta priten rezultate nga testimi. (koha.mk)

Comments are closed.