Aurela Hoxha ka bërë një deklaratë mjaft shokuese.Modelja nga Shqipëria së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Flakë fare” në Pop Culture ku përveç karrierës si modele foli edhe për jetën e saj private.
Ishte moderatori Kelvi Kadilli ai i cili pyeti modelen nëse i paragjykonte njerëzit nga pamja e jashtme, e përgjigja e Aurelës nuk pritej!
“Realisht po. Do doja të thoja jo por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar. Mami ma thotë gjithmonë se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më tregon që në klasë të parë, kishte një zotëri të shëmtuar që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën sepse kisha frikë ta shihja. Unë kam fobi njerëzit e shëmtuar”, tha modelja.