Ngrënia e 24 midhjeve të papërpunuara nga një market në Teksas i ka kushtuar jetën një 55-vjeçareje. Bakteries që ushqehet me mish, iu deshën vetëm 21 ditë për t’i marrë jetën amerikanes. Sipas “the Sun” këmbët e Jeanette LeBlanc u shkatërruan brenda 48 orësh pasi kishte ngrënë midhjet e papërpunuara, kur së bashku me shoqen e saj Karen Bowers po shkonte të vizitonte familjen.
Ajo luftoi fort për 21 ditë, por nuk ia doli duke dhënë shpirt më 15 Tetor. Shoqja e saj Karen dhe partneri i të ndjerës, Vicki Bergquist, po punojnë tashmë për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj rrezikut të vribrozës, i cili është më i madh gjatë muajve të ngrohtë nga Maji në Tetor. Më të rrezikuar njerëzit janë kur hanë ushqime deti të papërpunuara ose të papjekura mirë dhe kur ekspozojnë plagët në det.