Ndodhi gjatë duelit për titullin e peshës welter në Battlefield Fight League, pikërisht në “Hard Rock Casino” të Coquitlam në Vancouver, Kanada. Austin Batra pas vetëm 30 sekondash e hodhi në tapet bashkëkombësin e tij kanadez, Perry Hayer. Por, me një veprim të çmendur, Batra i hidhet përsipër kundërshtarit të tij, të cilit fatmirësisht i erdhi në ndihmë gjyqtari. Për këtë veprim jashtë rregullores, Batra u skualifikua, ndëra titulli iu dha rivalit të tij, që praktikisht u mund. Perrey është i pavendosur nëse do ta mbajë gjerdanin, apo titulli do të mbetet vakant.