Luftëtari i MMA, Sofiane Boukichou, ka thyer këmbën e djathtë të shtunën mbrëma në evenimentin “Cage Warriors 101”, raporton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA. Francezi pësoi lëndim të tmerrshëm pasi e goditi kundërshtarin, Tom Asinall.
Gjithçka ndodhi që në rundin e parë dhe natyrisht, nuk kishte se si të vazhdojë lufta. Aspinall ka bllokuar goditjen duke thyer këmbën e Boukichous. Nëse ngritët volumi në maksimum, mund të dëgjoni zhurmën që bën kocka kur thyhet kur Boukichou e godet Asinallin.
An unfortunate ending to our main event here at #CW101.
We wish Sofiane Boukichou a speedy recovery. pic.twitter.com/1VKpCnxF8h
— Cage Warriors (@CageWarriors) February 16, 2019