Real Madrid është turpëruar në shtëpi duke u ndalur me barazim nga Clube Brugge 2-2, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Futbollisti i cili ua shënojë madrilenëve dy gola, Emmanuel Dennis, është bërë viral në rrjetet sociale për shkak të festimit të tij. Dennis, golat ndaj Real Madridit i festoi në stilin e Cristiano Ronaldos.
“Festova ashtu për arsyeje se më pëlqen Ronaldo. Ai është futbollisti im i preferuar, dhe unë jam i mërzitur që ai u largua nga Madridi. Arsyeja pse festova në këtë mënyrë është t’ju tregoj atyre se është duke i munguar diçka”, ka thënë Dennis.
Për Madridin golat i shënuan mbrojtësi, Sergio Ramos dhe mesfushori brazilian Casemiro.