Njerëzit janë të mrekullueshëm sidomos kur e shfaqin anën e tyre të butë e njerëzore. Qeni pa asnjë dyshim është kafsha më besnike dhe miku më i mirë i njeriut, por jo rrallë herë hasim të tillë në rrugë, duke jetuar çastet e fundit të jetës për shkak të urisë, përcjell lajmi.net. Një të tillë e kishte gjetur edhe ky njeri i cili ishte treguar shumë i mirë me të. Ai e ka marrë qenin dhe është kujdesur për të – derisa ai sot duket shumë i mirë dhe ka një jetë normale. Njeriu ka marrë mjaft lëvdata dhe duhet të jetë shembull për të gjithë njerëzit e tjerë si të sillen me kafshët e braktisura.