E gjeni kush është motra e madhe? (FOTO)

Mund të duken si një grup mikeshash 20-vjeçare, por në fakt femrat në këtë foto janë dyfishi i kësaj moshe. Tre motra nga familja Hsy në Tajvan, po bëjnë xhiron e internetit për shkak të pamjet së tyre mjaft të re. Ato nuk tregojnë asnjë shenjë plakjeje, njësoj si nëna e tyre 63 vjeçe. Lure Hsu, 41 vjeç është stiliste, dhe ishte në kokat e lajmeve dy vite më parë kur u shfaq në një spektakël në vendin e saj dhe njerëzit nuk e besonin për moshën që kishte. Dhe duket se kjo është një pasuri e të gjithë familjes, edhe motrat e saj kanë të njëjtën bukuri dhe pa asnjë rrudhë moshe. Në fakt, FayFay Hsu feston ditëlindjen e saj të 40-të dhe as që e tregon fare këtë. Në rrjetet sociale ajo ka 70 mijë ndjekës në Facebook dhe 12 mijë në Instagram, ku shpesh ndan foto me vajzën e saj të vogël. Edhe motra tjetër, Sharon është një modele në Tajvan, është 36 vjeçe por duket si 19.