Një tërmet me shkallë 4,3 ballësh raportohet të ketë goditur veriun e Kosovës sot. Tërmeti është ndjerë fuqishëm edhe në Mitrovicë.
Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë në Leposaviq ndërsa e një tjetri në Zubin Potok.
Më poshtë keni pamjet se si lëkunden ndriçuesit e një shtëpie në Mitrovicë.
Sipas Meteoballkan ndërkohë, tërmeti me epiqendër në Zubin Potok kishte magnitudën prej 3,8 ballësh të rihterit.