Shkup, 21 prill – Ziadin Sea sot nga Shtabi zgjedhor i kandidatit Blerim Reka ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve ku opozita shqiptare me profesor Blerim Rekën është duke avancuar në çdo vendvotim ku ka shqiptarë, shkruan gazeta KOHA.
“Mund të konstatoj se shqiptarët e dhanë qartazi mesazhin dhe sot me votë treguan se janë të pa kënaqur. Në të gjitha vendvotimet shqiptare Profesor Reka fiton 3 me 1 minimalisht, ndërsa diku edhe 4 me 1. Po të njëjtin mesazh e jep edhe dalja e ulët, e cila është bojkot ndaj definicionit të shumicës dhe jo të opozitës. Sot shihen gjurmët e shtetit të zbrazët, nga mos pasja e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik. Mesazhi është i qartë nga ana e qytetarëve ‘3 me 1’, e nisën me konsensus e vazhduan me koncept dhe përfunduan të strukur”, tha Sela.
Gjithashtu, Ai tha se mesazhi që dhanë qytetarët, ku mezi arrihet censusi, nuk mund të arrihet koncensusi. “U pa se ishte ide e rrejshme dhe kishte të bëj me shërbesën që duhet t’ja bënin partisë në pushtet”. (koha.mk)