E fiksuar pas hapësirës, 7-vjeçarja bëhet fëmija i parë që dërgon objekt në Hënë

21

Elizabeth Norman është një 7 vjeçare, e fiksuar pas hapësirës dhe është fëmija i parë që ka dërguar një objekt në Hënë. Astronautja nga Leicester, u fiksua pas hapësirës pasi shikoi uljen e Nasa’s Perseverance Rover në Mars vitin e kaluar dhe vendosi të ndërtonte raketën e saj. Në janar, ajo nisi të ndërtonte një model kartoni të raketës Vulcan Centaur, i cili do të lëshohet në Hënë.

Kur fluturoi rreth 10 metra në ajër, krijuesit e vërtetë të  Vulcan Centaur u impresionuan dhe kontaktuan menjëherë me Elizabeth. Ekspertët amerikanë i ofruan asaj një vend në bordin e kapsulës së parë hënore, e cila do të përmbajë artikuj që konsiderohen me fat. Ajo ka zgjedhur që të dërgojë një “sticker” që mban emrin e saj në rrjete sociale. ULA është porositur nga Nasa për të siguruar raketën pa pilot që do të ulet në sipërfaqen e Hënës.