Mbrëmë (e hënë) Cristiano Ronaldo ka fituar Topin e Artë, të katërtin në karrierë. Ylli portugez ka pranuar çmimin në dhomën e trofeve në stadiumin Santiago Bernabeu. Me sulmuesin e Real Madridit në momentin kur e pranoi çmimin ishin edhe familja e portugezit. Aty ishte edhe djali i tij, Cristiano Ronaldo Jr, i cili e festoi arritjen e babait në stilin e Paul Pobas të quajtur ‘dab’.