Carrie Symons, e fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnson, ka rezultuar sot pozitive me koronavirusin Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo në Twitter.
“Të jesh shtatzënë dhe me koronavirus është padyshim shqetësuese. Për gratë e tjera shtatzënë, ju lus të lexoni udhëzimet që ua japin, për mua ishin efikase”, ka thënë ajo, përcjell Koha.
Ajo thotë se po kalon kohën e vetizoluar në shtëpi dhe ka simptomat kryesore që i ka ky virus. Megjithatë, thotë se po ndihet mirë dhe shpreson ta kalojë shpejtë.