Disa ditë më parë gazetat në Itali bën bujë për faktin se Reali dhe Barça kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Interit, Milan Shkriniar. Gjithashtu në Itali bëhet fjalë dhe për interesin e Juventusit për lojtarin.
Por e fejuara e tij Barbora Hronçekova ka menduar t’i japë fund thashethemeve duke iu përgjigjur disa pyetjeve në Instagram. Fansat e pyetën nesë Shkriniar mund të kalonte te Juventusi. Por përgjigja e të fejuarës së mbrojtësit ishte kategorike: “Unë e urrej Juventusin”.
Kjo përgjigje e ka bërë Barborën një nga femrat më të dashura të tifozerisë zikaltër.
Gjithashtu ajo është shprehur dhe për interesin e Realit dhe Barcelonës për të fejuarin e saj. Barbora ka thënë se nëse gazetat e kanë e kanë publikuar një lajm të tillë është e vërtetë.