Përderisa Lionel Messi ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën, duke bërë spekulimet për largimin e tij të mos ndalen, të ardhmen e argjentinasit e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo.
Raportimet në Spanjë, thonë që e fejuara e Messit do të bashkojë forcat me gruan e Luis Suarez, Sofia Baldi për të hapur një dyqan këpucësh në Barcelonë. Kjo ka bërë që mediat të vërtetojnë që sulmuesi nuk e ka ndërmend largimin, të paktën edhe për një kohë. Gjithashtu, për numrin 10 të Barcelonës thuhet që do të rinovojnë kontratën në muajin maj. Barca e pret Juventusin për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve pas rezultatit në ‘Juventus Stadium’ 3:0.