Sulmuesi argjentinas e ka refuzuar çdo ofertë deri tani, sepse dëshiron të kalojë në Juventus apo të mbetet në Inter, edhe pse i është bërë e qartë se nuk është në planet e Antonio Contes, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA. Sipas Corriere dello Sport, Interi e ka pranuar ofertën e Napolit prej 65 milionë euro për sulmuesin, por gjendja mbetet e njëjtë si në javët e fundit, sepse duhet bindur Icardin për të ndryshuar diçka.
E enjtja mund të jetë vendimtare, megjithatë, sepse thuhet se menaxherja dhe bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara, do të jetë në Capri për të pozuar.
Ishulli Capri ndodhet pranë Napolit dhe është një mundësi ideale për bisedime me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.