Skuadra e Brescias, sezonin e ri, do të luajë në Serie A, një rikthim pas shumë kohësh. Shumë elementë kanë rënë në sy sezonin e shkuar në Serie B me dallëndyshet. Mes tyre, sidomos talenti Sandro Tonali, një mesfushor modern dhe tepër i ri, por i talentuar.
Për Tonalin kanë lëvizur shumë skuadra të mëdha italiane dhe jo vetëm. Sigurisht, për të mund të ketë interesime të huaja dhe shumë para në “tavolinë”, duke e detyruar të ndjekë karrierën e Verrattit, që nga Serie B ka kaluar menjëherë në Francë.
Por, megjithatë, presidenti i Brescias (dikur i Cagliarit), Massimo Cellino, ka folur në lidhje me interesimet për lojtarin Tonali: “Kemi nevojë që të fuqizohemi, jo shumë sepse kemi një ekip konkurues. Ndaj, nuk shesim askënd! Oferta për Tonalin? Nuk kam parë ende! Kur një futbollist nuk e shet, nuk e shet dhe pikë”.