Ricardo Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e skaudrave europiane, të cilat kanë nisur të trokasin në derën e Milanit. Për zviceranin, i cili është pjesë e kuqezinjve që nga viti 2017, kur u transferua nga ekipi gjerman Wolfsburg për shumën e 17 milionë eurove, interesohen Monaco dhe Borussia Dortmund.
Francezët, me vështirësitë e hasuara gjatë këtij sezoni, kërkojnë përforcime në mbrojtje dhe 26-vjeçari shihet si alternativa e duhur. Gjithsesi, për të arritur te mbrojtësi do të jetë e vështirë, pasi trajneri i Milanit, Gattuso e konsideron Rodriguezin pjesë të rëndësishme për të ardhmen dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës deri në 2023.