Eduardo Camavinga është vetëm 17 vjeç dhe deri tani ka luajtur 14 ndeshje si titullar me Rennes. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të Francës.
Mesfushori i talentuar çdo javë që zbret në fushë ka pranë vëzhgues nga klubet më të mëdha dhe për Rennes do të jetë shumë e vështirë ta mbajë sezonin tjetër.
Edhe pse e duan që në janar, Real Madridi, Atletico Madridi, Milani, Dortmundi e Manchester City do të garojnë verën e ardhshme për kartonin e tij, i cili vlerësohet të paktën 35 milionë euro.