Organizata qytetare “E dua Vodnon” kërkon debat me drejtorin e REM, kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe zëvendësministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në të cilin, siç thonë, publikisht do t’i nxjerrin argumentet e tyre për ndërtimin e gazsjellësit nëpër Park pyllin Vodno.
“Kërkojmë revizion të projektit, veprim të institucioneve pas ankesave të dorëzuara, bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë, ndërsa mosmarrja e kompetencave dhe mosveprimi, si dhe përgjegjësi dhe ndëshkim për të gjitha lëshimet dhe obligimet ligjore të shkelura, porosisin nga organizata “E dua Vodnon”.
Theksojnë se, sipas tyre, dje pa leje vazhduan aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e gazsjellësit përmes Vodnos dhe se bëhet fjalë për respektimin e tërë listës së lëshimeve dhe obligimeve ligjore. Si pjesë të lëshimeve i theksojnë mospasjen e shenjave, rripin mbrojtës të shënuar rreth punëve ndërtimore, shenjë për paralajmërim se punon makineri e rëndë, dokumentacion në terren, uniformë adekuate dhe veshmbathje mbrojtëse për punëtorët, tualet mobil, shenja në automjete, kontroll adekuat, prani e përhershme e automjetit të zjarrfikësve,…
“Bëhet fjalë për trasë të ndryshuar, jo për trasë të projektuar dhe për shkallën e ndryshimit duhet të konfirmohet nëse është në kornizë ligjore të lejes ekzistuese për ndërtim, e cila megjithatë vetë përmban shumë parregullsi. Për të gjitha lëshimet, janë parashtruar ankesa deri te Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, Inspektorati Shtetëror për Punë, Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, Inspektorati i qytetit të Shkupit dhe deri te MMJPH. Por, pa rezultat, thonë nga organizata “E dua Vodnon”.
Tërë ajo, siç potencojnë, është arsyeja dhe përgjigje e pyetjeve se pse e pengojnë punën e gazsjellësit me mur të gjallë.
“Për kërcënimet me jetë dhe urdhrin të shkelet gjithçka para vetes, presim largim të atij personi nga puna e mëtutjeshme e këtij projekti, ngritje të procedurës disiplinore dhe shpallje transparente të tërë procesit, të mos mbetet vetëm në fjalë të shprehura deklarative, pa aksione të ndërmarra”, potencojnë nga organizata “E dua Vodnon”.