Jeton në Gjermani dhe merret me muzikë që në moshë të re. Leonard Alija në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA tregon kur ka nisur të këndojë dhe cili do ishte dueti i ëndrrave
KOHA: Ke nisur të këndosh në moshë të re, krahas muzikës pasion e ke edhe…?
Unë kam nisur të këndoj në moshën 10 vjeçare, muzikën e kam hobi dhe e dua shumë.
KOHA: Kush është Leonardi, djaloshi i muzikës live që nuk din të ndalet?
Jam një djalosh i thjeshtë e vlerësoj e dua shumë muzikën dhe do vazhdoj me të.
KOHA: Cili do ishte bashkëpunimi që e ke ëndërruar?
Bashkëpunimi im që e ëndërroj me e bë është me këngëtarin Labinot Tahiri.
KOHA: E ke vështirë depërtimin në skenën muzikore?
E dua skenën muzikore dhe me kënaqësi dal në skenë të performoj.
KOHA: Në muzikë ka shumë rivalitet, e ke vërejtur edhe ti?
Jo, deri më tani vetëm komplimente mundet me pas dhe kritika po unë nuk kam dëgjuar.
KOHA: Cilat janë planet tash pasi ke realizuar projektin e fundit?
Mbasi e kam përfunduar këngën e re do të vazhdoj prapë të bëj këngë të reja dhe bashkëpunime.
KOHA: Na fol pak më shumë rreth këtij videoklipi?
Videoklipi ka ecur mirë dhe mendoj se ju ka pëlqyer të gjithëve.