Ditë më parë nga Shtëpia Botuese Furkan ISM – Shkup, është botuar teksti universitar “E drejta administrative”, autorë: Prof. Dr. Fejzulla Berisha (UKZ), Prof. Dr. Jusuf Zejneli (UT) dhe Doc. Dr. Argëtim Saliu (UNT).
Libri “E drejta administrative”, është tekst me karakter universitar, i përbërë nga njëmbëdhjetë kapituj dhe ka gjithsej 425 faqe.
Libri në fjalë është i destinuar kryesisht për studentët e programeve studimore juridike, shkenca politike dhe administrim publik.