E donte Fergusoni, por një plumb në kokë ndryshoi gjithçka

Manchester United ishte pranë marrëveshjes me ish-lojtarin e përfaqësueses së Paraguait Salvador Cabanas përpara se ai të qëllohej me plumb në kokë. Cabanas, i cili fitoi çmimin Lojtari i Vitit në Amerikën Latine më 2007, ishte një nga objektivat kryesorë të trajnerit të Manchester United Sir Alex Ferguson. Gjithsesi, ëndrrat e sulmuesit për një kalim në Old Trafford u prishën kur ai u përfshi në një aksident të tmerrshëm.

Cabanas është qëlluar në kokë brenda një klubi nate në Meksikë gjatë 2010 dhe kaloi muajin e ardhshëm në sallën e reanimacionit. Dhe tani, 28-vjeçari ka konfirmuar se ishte shumë pranë marrëveshjes për të luajtur në Premier League. “Kisha firmosur një para-kontratë për 1.5 mln euro për t’u transferuar në Europë,” shprehet ai për Telefuturo. “Më thanë se destinacioni im do të ishte Manchester United.

“Club America më dyfishoi rrogën dhe më dha një apartament në Acapulco dhe një tjetër në Cancun për të më mbajtur në klub.” Pas aksidentit, ai vazhdoi të luante për disa ekipe në Amerikën e Jugut përpara se të dilte në pension më 2014. Tani ai shet bukë në vendlindjen e tij të Asuncion dhe nuk është penduar për fatin e keq në jetën e tij. “Do të vazhdoj të eci përpara. Më pëlqen puna, njerëzit më njohin dhe më pyesin për futbollin. Argëtohem shumë.”