Një grua që pësoi 80 për qind djegie të trupit, pasi i dashuri i saj e dogji me benzinë ka ndërruar jetë pas dy vitesh. Judy Malinowski, 33-vjeç, vdiq të martën, pas sulmit të gushtit të vitit 2015. Malinowski nga Ohio në SHBA, qëndroi për dy vite në spital, pasi pjesa më e madhe e trupit të saj ishte djegur plotësisht. Michael Slager, 41- vjeç, ish i dashuri i saj, nuk i pranoi akuzat e ngritura nga gjykata, por kjo e fundit e ka burgosur me 11 vite burg. Ndërsa tani pas vdekjes së 33-vjeçares, ai mund të përballet me akuzën e vrasjes. Malinowski, e cili më parë ka qenë e sëmurë më kancer, ka arritur t’i shpëtonte kësaj sëmundjeje, por pas disa kohësh është sulmuar nga ish i dashuri i saj. 33-vjeçarja, e cila përgjatë 16 muajve ka qëndruar në spital nën kujdesin e mjekëve, ishte betuar se do të dëshmonte kundër Slager, megjithatë, gjërat nuk shkuan sipas planit. Duke folur nga shtrati i spitalit për gazetarët, tre muaj më parë, ajo kujtoi momentin e tmerrshëm, kur Slager, pas një zënke në një karburant në Gahanna, i hodhi benzinë dhe i vuri flakën. Ajo rrëfeu se shikimi në sytë e tij në ato momente ishte “djallëzi e pastër”.