Tottenhami po e konsideron mundësinë e rikthimit të Gareth Bale. Mediat britanike shkruajnë se pronari i Spurs, Daniel Levy po e përgatit një ofertë të majme për yllin uellsian.
Trajneri Jose Mourinho dëshiron të punojë me uellsianin, i cili është i pakënaqur në Real Madrid. Bale e kishte arritur kulmin e karrierës në Tottenham, kur shfaqte formë të jashtëzakonshme para se të transferohej në Madrid.