Eintracht Frankfurt ka blerë kartonin e Luka Jovic, sulmuesi i datëlindjes 1997, protagonist i një super sezoni mes Bundesligas dhe Europa League.
Klubi gjerman ka derdhur 7 mln eurot te Benfica (shifra sipas akordit), duke blerë me titull përfundimtar serbin, ndërsa ka firmosur kontratë deri në vitin 2023.
Jovic mund të shitet që në verë (vlera e tij është rritur shumë), duke gjeneruar kështu një plusvlerë të rëndësishme për bilancet: te futbollisti, në fakt, njihet interesi i Barcelonas, klub që e ka ndjekur gjatë Europa League.