Shkup, 24 janar – Nga java që po e lëmë pas, pas disa muajve “pushimi” përsëri është në funksion ditari elektronik. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në tenderë ka zgjedhur firmën “Sorsiks” e cila do të kujdeset që ai të jetë në funksion, informon gazeta KOHA.
Por, mbetet e paqartë çështja se a do të duhet që arsimtarët dhe profesorët në verzionin elektronik të ditarit t’i plotësojnë të gjitha të dhënat për nxënësit nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani. Disa prej tyre vetëm se kanë reaguar, duke thënë se nuk është në rregull që të kërkohet nga ato një punë kaq madhe administrative.
“Mendoj se është shumë punë më e mençur që të mos e harxhojmë kohën në punë administrative duke plotësuar të dhëna të cilat vetëm se i kemi shënuar në ditarët me shkrim. Në vend të kësaj më mirë është që të fokusohemi në punë praktike, në kualitetin e orëve mësiomore”, thotë arstimtari A.S., nga një shkollë fillore në qytetin e Shkupit, transmeton gazeta KOHA.
Përndryshe, ditari elktronik nuk ishte në funksion nga muaji prill i vitit të kaluar. Si risi në sistemin arsimor u vendos para tetë viteve, ndërsa ka për qëllim që të informon prindërit nëpërmjet SMS prorosive për sjelljen dhe sukesin e fëmijëve të tyre në shkollë.
Sistemi në të kaluarën shumë herë ishte i mbingarkuar dhe nuk funksiononte si duhet, në veçanti para fundit të gjysëm vjetorit apo vitit shkollor në qershor, kur të gjithë arsimtarët dhe profesorët në të njëjtën kohë po përpiqeshin të fusin të dhëna në të. (koha.mk)