Heroi i natës për Liverpoolin, Divock Origi ka treguar modestinë e tij, duke vënë suksesin e skuadrës para atij personal me deklaratën pas ndeshjes. Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës luajti nga minuta e parë në mungesë të Roberto Firminos, derisa shënoi dy herë në rikthimin magjik të ”Të Kuqve”, të cilët arritën në finale të Champions Leagues, pavarësisht se ndeshjen e parë e kishin humbur me rezultat 3-0.
“Gjithçka ka pasur të bëjë me skuadrën (sesa për golat e mi). Luajtëm për mrekulli. E dinim se do të ishte një mbrëmje e veçantë. Deshëm të luftonim për djemtë e lënduar. Luftuam shumë”, ka thënë Origi pas vërshëllimës së fundit.