Plot 4.5 tonë drogë, që i përkiste klanit “Habilaj”, u kapën dje në mbrëmje nga Policia e Shtetit gjatë një operacioni në Babicë të Vlorës. Hetimi 1-vjeçar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe SHISH, çoi në kapjen e sasisë së madhe të lëndës narkotike, që ishte gati për treg. Por sa para do të fitoheshin nëse kjo sasi e madhe droge do të shitej në treg? Nëse kjo drogë do të nxirrej në treg vlera do të shkonte afro 14 milionë euro. Droga u gjet në banesën e shtetasit Armand Kocerri, me profesion infermieri. Deri më tani për rastin në fjalë janë ndaluar 3 persona. Pas pak minutash kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako pritet të mbajë një konferencë për media rreth operacionit në fjalë.