E dini datën fiks kur do ndryshojë ora këtë muaj?

Java e fundit e marsit si gjithmonë sjell edhe ndryshimin e orës, ose spostimin me një orë përpara të akrepave të saj e rikthimin e orës verore.

455

Në natën mes të shtunës 24 marsit dhe të dielës së 25 marsit, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Kësisoj dita do të zgjatët më shumë, do të kursejmë energji elektrike.

Ama do të flemë një orë më pak! Por dita do të jetë më e gjatë.

Pak histori! Që prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 ore pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit.

 

Comments are closed.