Miliona njerëz kudo në botë tymosin duhan, pavarësisht se e dinë se kjo është shumë e dëmshme për shëndetin. Një studim i ri ka treguar se pjesa më e madhe e duhanpirësve nuk janë aspak në dijeni të kimikateve që thithin çdo ditë. Shumica e tyre njeh vetëm nikotinën dhe nuk është aspak në dijeni të substancave toksike, që i fusin organizimit ndërsa tymosin. Kërkuesit janë zbuluar se në cigare gjenden rreth 24 substanca të dëmshme, duke i ndarë ato në 6 grupe. Ekspertët thonë se cigaret përmbajnë arsenik, që dëmton zemrën dhe formaldehyde që shkakton kancerin në fyt. Sipas një vëzhgimi të bërë në SHBA ku morën pjesë rreth 5000 persona vetëm ¼ e tyre janë shprehur se kërkojnë informacione për përbërësit që ndodhen në cigare, shumica e tyre janë persona te rinj në moshë. Ndërsa vetëm 8 % e atyre që janë intervistuar janë përgjigjur saktë, për 3 nga 4 kimikatet të shënuara në paketë. Por gjatë këtij anketimi kërkuesit kanë vënë re, se shumë njerëz janë të interesuar për të ditur për substancat e rrezikshme që gjenden në cigare, por që nuk dinë se ku të kërkojnë dhe se në shumë raste informacioni nuk është shumë i qartë. Nuk është ende e qartë se sa do të ndikojnë tek duhanpirësit, shtimi i këtyre informacioneve në paketë, shprehen ekspertët.