Shkup, 8 mars – Me këtë konstatim dolën shumica e bizneseve nga sektorë të ndryshëm të cilët janë kundër propozimit që e diela të jetë ditë jopune. Me këtë, sipas tyre, ulen kapacitetet prodhuese dhe bie produktiviteti i punëtorëve. Biznesmenët kërkuan që në Ligjin e ri për marrëdhënie pune të mos përmenden aktivitetet që nuk do të mund të punojnë të dielën.
“Thjesht nuk mund t’u thuash kafshëve të ndalojnë dhënien e qumështit. Ai qumësht që grumbullohet të shtunën nga ana e fermerëve duhet të bëhet gati për të dielën dhe t’iu dorëzohet qumështoreve, ndërsa këta të fundit mbyllur, kush do ta pranojë atë.”,- tha Gjorgji Petrusevski nga Industri e Qumështit.
“Kjo na dërgon në faktin se punëdhënësit do të jenë ata që do të mbajnë pasoja negative, si financiare ashtu edhe organizative. Apo më ndryshe si do të fitojnë punëtorët tanë paga më të larta në kushtet e kufizimit të punës së tyre?!”,- u shpreh Andrea Serafimovski nga Sektori i Ndërtimit.
“Është absolutisht e papranueshme zbatimi i shtesës të dielave, sepse ne tashmë japim ditë pushimi në çdo ditë të javës…”,- theksoi Kristina Samarxhieva nga Industria e Metalit.
Sipërmarrësit theksuan se me të dielën ditë jopune vendi do ta humb atraktivitetin si për investitorët e huaj, po edhe për turistët. Zgjidhja ligjore që do të hyjë në fuqi nga shtatori akoma nuk ka një version final ku do duhet të përcaktohem se cilët sektorë do të mbyllen të dielën.
Në lidhje me këtë diskutim që u organizua nga ana e Odës Ekonomike reaguan nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të cilët e quajtën jo të ndershëm këtë diskutim ku nuk u dëgjua qëndrimi i punëtorëve.