Një vajzë 7 vjeçe vuan nga një gjendje e rralle, që shkakton fryrjen e këmbës së saj tre herë më shumë se normalja. Tahira Khan u pickua nga një mushkonjë dhe ka elefantizë – një infeksion parazitar që ka bërë që gjymtyra e saj të ketë dhimbje të forta dhe ënjtje. Këmba e saj peshon rreth 10 kilogramë. Për shkak të peshës së madhe dhe madhësisë së këmbës së saj, Tahira, nga Nasirabad në krahinën Balochistan, nuk mund të ecë dhe është lënë shtruar për muaj të tërë. Ajo nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe ka nevojë për mbështetjen e familjes për të shkuar në tualet apo për të ngjitur shkallët e shtëpisë. Është detyruar që të braktisë shkollën dhe të jetojë në mjerim. Familjes i kanë thënë se ajo ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, por ata janë shumë të varfër për të përballuar trajtimin- babai i saj fiton vetëm 3 paund në ditë.