Të gjithë janë kthyer me sytë nga Aleppo gjatë ditëve të fundit për shkak të ngjarjeve që po ndodhin në këtë qytet sirian, ndërsa nga e gjithë kjo histori do të mësojmë shumë dhe do të marrim një leksion historik për të shmangur në të ardhmen tragjedi të tilla. Mes lotëve, gjakut, dhimbjes dhe vuajtjeve të popullit në Aleppo, e gjithë bota po solidarizohet e po dërgon mesazhe sensibilizimi nëpërmjet rrjeteve sociale. Por nuk kanë qenë të paktë fëmijët sirianë që na kanë dhënë mësime të mira përmes thënieve të tyre. Tre prej tyre po i rendisim edhe më poshtë:
Një djalosh trevjeçar, para se të vdiste tha: “Do t’i tregoj Zotit gjithçka”
Një vajzë i tha një fotografi: “Të lutem mos më fotografo, nuk jam e pambuluar”
Fëmija i cili tha: “Dua të vdes e të shkoj te Zoti, se tek Ai ha bukë deri sa të ngopem”.