Vajza, fotoja e së cilës u bë virale në të gjithë botën, ka humbur jetën pas luftës së vështirë me kancerin. 4-vjeçarja Jessica Whelan vdiq pas shumë vuajtjesh dhe mundimesh. Më herët babai i saj postoi një foto të vogëlushes, ku ajo shfaqej duke qarë në agoni si pasojë e dhimbjeve. Javë më parë, i ati kërkoi ndihmë për kurimin e Jessica Whelan, vogëlushes 4-vjeçare. 72 mijë funte u mblodhën për të pas publikimit të lajmit. Por megjithë kurimin, sëmundja triumfoi duke i marrë jetën vajzës së vogël. “S’ka problem, është në rregull të mbyllësh sytë dhe të flesh”, ishin fjalët e të atit përpara se t’i jepte puthjen e lamtumirës.