Një nënë e diagnostikuar me kancer në fazën terminale është përqafuar dhe përshëndetur për herë të fundit me birin e saj me sindromën Down. 29-vjeçares Sammi Fox i kanë mbetur edhe pak ditë jetë, pasi u diagnostikua me kancer. Ajo ka publikuar në Facebook një mesazh emocionues, për t’i treguar familjarëve dhe miqve se sa shpejt ka “përparuar” sëmundja e saj, dhe si është përballur me momentin kur është dashur t’i japë lamtumirën djemve Bobby 5-vjeç dhe Kai, 13. Ky rast prekës ka përlotur qytetin Britaninë, e në veçanti momentin kur përshëndetet për herë të fundit me të birin pesëvjeçar.