Ky është imazhi i një djali 10-vjeçar, i cili po “shkatërrohet” nga kanceri. Për të treguar realitetin, sesi kjo sëmundje po prek djalin e saj, një nënë postoi këtë fotografi, të cilën e shoqëroi edhe me një shpjegim, duke rrëfyer sesi beteja e tij me sëmundjen ka prekur atë dhe familjen. Duke mbrojtur vendimin për ta bërë publike këtë foto Jessica Medinger tha se “përpara se të bërtisni e të qani ‘përse e kam postuar foton e tij në këtë gjendje, si nuk i vjen turp’, dua t’ju them se nuk tregon asgjë më shumë se faktin që jeta nuk është gjithmonë e bukur. Kjo është e vërteta”. Imazhi u postua në faqen Love What Matters në Facebook, ku nëna shpjegoi më tej: “Jeta nuk është e bukur dhe kanceri e shkatërron njeriun”. Gruaja rrëfen gjithashtu betejën e përditshme, për t’i dhënë atij shpresë. “Më thotë se është i frikësuar se nuk do të mund të festojë ditëlindjen e tij të 11-të. Ky është ai dhe unë, që i them se kur ai të mos mundet më, do të luftoj unë për të. Ai është buzëqeshja ime, dashuria ime, zemra ai. Ai është jeta ime”. 10-vjeçari Drake Medinger vuan nga leukemia dhe po përballet me efektet e dhimbshme anësore të kemioterapisë. Ai u diagnostikua për herë të parë në 2012-ën.