Një djalë gjashtë vjeçar i lindur pa sy, është vetëm një nga 60 raste në botë që janë të prekur nga kjo gjendje e rrallë.
Sipas Daily Mail, Christian Buchanan nga Tennessee, SHBA, vuan nga një plasaritje e fytyrës, e cila ka vetëm 60 raste të njohura në historinë mjekësore.
Që kur u lind me plasaritje të mëdha në fytyrë, Christianit i është dashur të ushqehet me një tub duke qenë se ka kaluar shtatë operacione për rikonstruktimin e fytyrës.
Pavarësisht nga kjo gjendje, e cila e ka lënë 6 vjeçarin të paaftë për të parë, nëna e tij Lacey është kujdesur që ky çrregullim të mos e pengojë të miturin për të jetuar jetën.
Ajo është angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi aftësitë e kufizuara me shpresën për t’i bërë njerëzit të pranojnë ata që janë ndryshe.