Mjaft i zoti në matematikë, sfidon dhe temperaturat disa gradë nën zero duke ecur një orë për në shkollë për të dhënë provimin. Vogëlushi, i cili thotë se është në klasën e tretë ka mbërritur në shkollë me flokët dhe qerpikët e bardhë, të ngrirë nga bora, teksa termometri shënonte -9 gradë celsius dhe në shkollë nuk kishte ngrohje. Ai ka një histori mjaft prekëse, në një zonë rurale të Kinës, e cila pasi u bë publike nga People’s Daily Online, mjaft njerëz u ofruan ta ndihmonin. Babai i tij punonte emigrant në një qytet tjetër, ndërsa nëna e kishte braktisur. Ai jeton me të motrën dhe gjyshen. Mësuesit rrëfejnë se është një fëmijë mjaft i mbarë dhe absolut në matematikë, ku në provim kishte marrë notë maksimale.