Një çift nga India do të arrijë të realizojë ëndrrën që binjakët 2-vjeçarë, të cilët kanë lindur me kokë të ngjitur të ndahen pasi të kryejnë operacionin. Vogëlushët Honey dhe Singh kanë hasur shumë probleme që kur kanë ardhur në jetë, pasi kanë vështirësi në lëvizje dhe shikim. Prindërit e tyre nuk kishin mundësi ekonomike që ti jepnin trajtim të menjëhershëm mjekësor, prandaj filluan të kërkonin njerëz që do e kryenin falas. Zëri i tyre arriti deri te një ekip mjekësh nga New Delhi, që do kryejnë ndërhyrjen në kokën e djemve duke bërë që jeta e tyre të ndryshojë tërësisht. Deri tani i janë bërë disa vizita mjekësore, ndërsa shumë shpejt pritet që ti nënshtrohen operacionit për pjesën e kores, e vetmja gjë që i lidh.
E DHIMBSHME: Binjakët që lindën me kokë të ngjitur tentojnë pavarësinë (FOTO/VIDEO)
Leave a comment