Një baba i dy fëmijëve u torturua dhe vra, e në proces edhe u detyrua ta hajë njërin nga testikujt e tij, nga një bandë prej katër personash që ai kishte menduar se i kishte shokë, sipas një seance dëgjimore në gjykatë. Jimmy Prout, 45 vjeçar, me muaj të tërë ishte torturuar nga këta njerëz para se ata ta hidhnin trupin e tij në djerrinë. Ndërkaq, Ann Corbett, 26, Zahid Zaman, 43, Myra Wood, 50, dhe Kay Rayworth, 56, mohuan që e kanë vrarë atë, shkruan gazeta britanike Metro. Por të gjithë ata janë shpallur fajtorë që kanë prishur rrjedhën e gjykimit.