Problemet për çiftin Serge Orier dhe Henka Voigt nuk kanë të sosur duke qenë se pas yllit të Totenhemit, radhën për të përfunduar në gjyq e ka e dashura e tij. mediat britanike kanë publikuar së fundmi një skandal në të cilin është përfshirë e dashura e futbollistit dhe akuzohet tashmë për shantazh në lidhje me publikimin e një videoje me përmbajtje seksuale.
“The Sun” raporton se 31-vjeçarja kishte një video të modeles amerikane Juliana Godard dhe i kërkonte asaj një shumë të konsiderueshme parash, në mënyrë që të fshinte videon dhe të mos e publikonte. E gjendur në një situatë të tillë, amerikania e ka denoncuar këtë rast në polici dhe së bashku me forcat e rendit kanë përgatitur një kurth për të dashurën e futbollistit.
Julianës i është kërkuar një shumë prej afron 14 mijë paundësh në mënyrë që videoja të fshihet dhe ajo kishte afat vetëm 24 orë për të bërë pagesën. Modelja e ka pranuar kërkesën e të dashurës së futbollistit që në bashkëpunim me ish të dashurin e saj Uesli Viktor kanë lënë një vendtakim me yllin e ‘SnapChatit’ dhe pretendohej që të merrnin paratë.
Por, në vend se të shkonte Juliana, në vendtakim ka mbërritur policia që ka bërë të mundur ndalimin e dy personave të përfshirë në skandal dhe tashmë pritet të dalin para gjyqit për t’u njohur me dënimin megjithëse ata e kanë refuzuar. Kujtojmë që pak kohë më parë, ishte Orier në gjykatë duke qenë se akuzohej për dhunë në familje, pasi kishte rrahur të dashurën, pikërisht Henka Voigt.