“E dashura” e Picassos shitet për 67.5 milionë dollarë

Piktura e Pablo Picassos e vitit 1932 “Femme nue couchée” u shit për 67.5 milionë Dollarë në ankandin e  Sotheby’s në Nju Jork, shitja më e fundit e madhe në ankand për artin e të ashtëquajturës periudhës së tij blu. Çmimi i së martës është më pak se portretet e tjera të Marie-Thérèse, njëri prej të cilëve arriti në 103.4 milionë dollarë në Christie’s vitin e kaluar.

”Femme nue couchée”, e cila përkthehet nga frëngjishtja “Gruaja e shtrirë nudo”, tregon Marie-Thérèse si një krijesë deti me shumë gjymtyrë me kokën e anuar prapa në profil. Dashuria e saj për notin dhe hiri i saj në ujë frymëzuan aludimin për detin, pasi vetë Picasso nuk mund të notonte, sipas Sotheby’s.

Femme nue couchée” lindi nga një vit veçanërisht krijues dhe vendimtar për Picasso-n. Në moshën 50-vjeçare, ai kishte arritur tashmë një famë të gjerë deri në vitin 1932, por i shtoi ambiciet e tij për të heshtur kritikët që pyesnin “nëse ai ishte një artist i së kaluarës dhe jo i së ardhmes”. Një pikturë vaji e Claude Monet e vitit 1908 që tregon një pamje të Venecias, Itali, u shit gjithashtu për 56.6 milionë dollarë.

Advertisements