Një çift i ri britanik ndan të njëjtën të dashur. Tani ata janë duke u divorcuar, me arsyen e vetme që të martohen të dy me të dashurën e tyre, sepse kështu do të kenë mundësi ta ndajnë të dashurën bashkërisht edhe me letra zyrtare. Ata dëshirojnë që e dashura e tyre Sierra të jetë e barabartë në marrëdhënie, përfshirë edhe të drejtat që ajo do të ketë për fëmijët e çiftit. Cristina dhe Benno kanë qenë të martuar për 12 vjet me radhë, por Cristina përherë kishte menduar se i kishte munguar diçka në marrëdhënien e saj. Prandaj ajo i tha partnerit të saj se donte një tjetër grua në raportin e tyre. Ata e takuan Sierran në një dyqan kafshësh ku ajo punonte dhe pas disa takimesh me njëri-tjetrin e kuptuan se dëshironin të qëndronin bashkë, shkruan “The Sun”. Benno thotë se i dashuron të dyja njësoj. Ata ndajnë të njëjtin shtrat dhe të njëjtin aktivitet seksual. Fëmijët janë mësuar tashmë dhe u thërrasin mami të dyja femrave në shtëpinë e tyre. Historia ka pushtuar faqet e mediave në Britaninë e Madhe duke sjellë reagime të forta edhe nga komentuesit që e shikojnë si një model vulgar nga ana e prindërve për fëmijët e tyre.
E dashura e përbashkët! Çifti britanik divorcohet enkas për t’u martuar të tre (FOTO)
Leave a comment