Një vajzë gati i ka shpëtuar dënimit me burg pasi i dashuri i saj, i cili mori 13 goditje me thikë nga ajo, i propozoi martesë në gjykatë. Viktima, i identifikuar si Shakur pothuajse vdiq në sulmin me thikë dhe mbijetoi vetëm pasi ai arriti të ikë nga vendi i ngjarjes, njoftoi prokurori i shtetit rus Airat Bikmurzin në gjykatën në Nizhnekamsk. Ndërsa e dashura e tij po qëndronte përballë gjyqtarit që të merrte dënimin, Shakur i propozoi martesë. Ai i kërkoi gjyqtarit që të hiqte dënimin pasi duhet të organizonin dasmën. Vajza nuk i ka shpëtuar ende dënimit pasi gjyqtari rus vendosi që ta shtyjë seancën.