Një grua indiane mori divorcin nga burri i saj, sepse ai e kuptoi se mbante mjekër vetëm pasi e hoqi shaminë për herë të parë. Burri tha se nuk e kishte parë gruan para martesës, po ashtu as nuk kishte biseduar me të.
“Kur e pashë për herë të parë, ajo kishte make-up, por disa ditë më vonë e vërejta se te ajo kishte filluar të rritej mjekra, dhe zëri i saj ishte i ngjashëm me zërin e burrit”, transmeton lajmi.net.
Gruaja e ka pranuar se asaj po i dilte mjekra dhe i kishte ndryshuar zëri për shkak të ndryshimeve hormonale, por i tha gjykatës se këto mund të rregullohen të gjitha. Ajo ka deklaruar se burri e kishte dhunuar fizikisht dhe psiqikisht.
Por një gjyqtar e hodhi poshtë kërkesën për divorc, duke thënë se arsyet e dhëna nuk ishin të mjaftueshme për një ndarje.