Një familje që nënshkroi certifikatën e vdekjes së një gruaje 91 vjeçare ishin tronditur kur ajo u kthye në shtëpi nga morgu pas 11 orëve. Janina Kolkiewicz u shpall e vdekur por stafi i morgut vërejti disa lëvizje të vogla të trupit në çantën të cilën ishte vendosur ajo. Ata e hapën çantën e trupit të saj dhe gruaja doli të jetë e gjallë, dhe u tha atyre: “Ishte shumë ftohtë aty brenda, por jam mirë”.
Doktori i familjes e kishte kontrolluar pulsin e gruas pasi që ajo kishte pushuar së lëvizuri, dhe e shkroi më pas certifikatën e saj të vdekjes. Përgatitjet për funeralin e saj veçse kishin filluar. “Isha e sigurt se ajo kishte vdekur”, tha Dr.Wieslawa Czyz. Certifikata e vdekjes tani është shpallur e pavlefshme dhe Kolkiewicz përjetoi një ngjarje të hidhur e cila ka mundur ta çojë atë në një fazë të çmendurisë. Policia është duke e hetuar këtë rast.